TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim ka tronditur banorët mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti në lagjen “11 nëntori”. Deri tani nuk lajmërohet për të lënduar apo dëme materiale.
Burime zyrtare të policisë thonë se bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde piroteknike (fishekzjarrësh) që ka shpërthyer gjithsesi do të jetë ekspertiza që do të vlerësojë llojin e eksplozivit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Kjo ngjarje vjen në vazhdën e atentatit ndaj fisit Çapja dhe policia në këtë qytet është në gjendje alarmi. /Lapsi.al/