AKTUALITET, 25 Dhjetor 2017, 17:31

Video/ Donald Lu ja merr këngës

Video/ Donald Lu ja merr këngës

Mbi 40 diplomatë amerikanë dhe anëtarë të personelit vendas, përfshi Ambasadorin Donald Lu, kënduan këngën klasike të festave Jingle Bells së bashku me muzikantët e njohur shqiptarë Lindi Islami dhe Venera Lumani.

Videoja demonstron përpjekjet e fundit të Ambasadës së SHBA për t’u lidhur me publikun shqiptar nëpërmjet medias sociale. Një video e postuar vitin e kaluar ku personeli i ambasadës këndonte “Ja na Erdhi Viti i Ri” arriti më shumë se 600,000 shikime në faqen e Ambasadës në rrjetin Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=mA4aD2mdlvc