AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 14:05

Presidenti grek sërish sulm Shqipërisë: Me çamët po rrezikoni BE-në

Presidenti grek sërish sulm Shqipërisë: Me çamët po

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos nuk ndalet me deklarata e tij antishqiptare. Pas deklaratës së pak ditëve më parë, sot ai ka ardhur me një tjetër kundër Shqipërisë dhe çështjes çame.

‘Shqipëria po bën një gabim duke rrezikuar të ardhmen në BE’, është shprehu Pavlopoulos duke iu referuar çështjes çame.

Sipas tij, ‘Shqipëria nuk duhet të mbështes bashkëpunëtorët të nazistëve’.

Mëngjesin e sotëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dha një përgjigje homologut të tij grek, në lidhje me deklaratat e mëparshme.

Sipas presidentit Ilir Meta, ‘qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive’.

Sipas presidentit të Shqipërisë, ‘Pavlopulos jo në sintoni me Bushatin e Kotzias’.

‘Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit’, është shprehur Presidenti Ilir Meta në intervistë.

‘Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok’, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.