TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike pas një seance të zhurmshme ku u përjashtua edhe kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho, ka arritur të sjell në interpelanc Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me rastin e ekstradimit të Nezar Seitit.
Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ministrja e Drejtësisë ekstradoi në Itali Nezar Seitaj, një peshk të madh.
“Ndërkohë që ligji ndalon këdo të ekstradoj një shtetas shqiptar për të cilin drejtësia shqiptare ka hapur njëhetim ndaj tij. Ai hetohet nga prokuroria jonë e cila në 19 tetor 2017 e arrestoi pas kapjes së 4 tonësve të drogës. Ministria e Drejtësisë e fshehu dukomentin që vërtetonte se Nezar Seiti ishte nën hetim në Shqipëri”, tha Alibeaj.
Ai akuzaoi Xhafën si njeriu që vuri në jetë skemën për të degdisur jashtë Seitaj.
Ministria tha ai ia kaloi fajin prokurorisë, por Ministria e Drejtësisë nuk zbatoi ligjin.
Duke përfunduar Alibeaj i kujtoi Gjonajt edhe burgun.
“Në burgun 313 është një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk do të ngelet”./TPZ.AL