AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 12:22

Lapsusi i ish-kryeministrit me 21 janarin, Rama: Gjuha shkon ku dhemb dhembi, por tjetër gjë.....

Lapsusi i ish-kryeministrit me 21 janarin, Rama: Gjuha shkon ku dhemb dhembi,

Në nisje të fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një lapsus. Duke dashur t’i referohet datës 21 dhjetor, kur u votua edhe rezoluta e OKB dhe Shqipëria dha votën kundër, ai tha datën 21 janar.

Ky lapsus nuk i ka shpëtuar kryeministrit Edi Rama, i cili pasi bëri një lumë akuzash për opozitën që sipas tij nuk e do reformën në drejtësi dhe ka frikë prej saj, iu drejtua edhe liderit të kësaj force.

“Sa të jetë kjo parti në qeveri ju nuk keni asnjë shans që ky vend të jetë pa drejtësi

E kthyer shtetin shqiptar në një zhele. Jeni gati sot të beni çdo gjë, vetëm që të fshiheni pas identitetit të tjetrit që të mos ju kapin.

Nuk është rastësi o Sali,  çohesh këtu dhe thua 21 janari duke dashur të thuash 21 dhjetori. Por s’ke faj se gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi.

Ti me Lulin firmosët një marrëveshje që sot quhet tradhëti.

Ti Sali je i ditur dhe i djallëzuar, por je i trembur. Jeni të gjithë të trembur. Frika po ju tërheq zvarrë”, tha Rama./TPZ.AL