TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para se t’i kundërvihej presidentit Trump dhe SHBA, gjë që ë beri edhe gjatë fushatës elektorale – se po të mos ndërhynte ky do të bëhej qameti atje – duhet t’i ishte referuar si fillim presidentit Uilson që nuk lejoi ndarjen e Shqipërisë; duhet të kishte kujtuar Klintonin lidhur me Kosovën; duhej të kishte kujtuar presidentin Bush lidhur anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Nëse do të kishte pritur Klintoni të merrte lejen e OKB, sot nuk do të kishte mbetur shqiptar në Kosovë.
SHBA jo vetëm udhëhoqi me vendosmëri fushatën për Kosovën, por ka udhëhequr me vendosmëri fushatën për njohjen e Kosovës dhe vetëm një ditë para votës në OKB, ambasadorja amerikane në OKB deklaroi me krenari se bashkëshorti i saj ishte shqiptar. Vota kundër nuk ishte votë adhurimi për BE, por kundër SHBA dhe interesave kombëtare," theksoi kryetarja e LSI.