TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeprokurorja Arta Marku ishte e pranishme në analizën vjetore të punës në Prokurorinë e Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Marku tha se konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale. Sipas saj autorët në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit.
Por marku ishte edhe e ashpër në fjalën e saj. Ajo e konsideroi të gjithë këtë si pasojë e mosndëshkimit, apo ndëshkimit të lehtë dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmërinë e autorit.
“Veprat penale kundër korrupsionit janë shumë pak të regjistruara dhe aq më pak kanë përfunduar në gjykim.
Rritja e numrit të pafajësive duhet të jetë një këmbanë për çdo prokuror, për rritjen e përgjegjshmërisë në mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe ngritjen e drejtë të akuzës.
Pavarësia e prokurorit nuk duhet parë si një privilegj dhe e drejtë e pakufizuar e prokurorit për të vendosur fatin e çështjes por, duhet parë si një përgjegjësi, si një obligim i shtuar ndaj zbatimit të ligjit, ndaj institucionit dhe shoqërisë në tërësi.
Politika e dënimit duhet të jetë proporcionale ndërmjet vepres penale, autorit dhe interesit publik. Të mbahet qendrim i ashpër në masat e dënimit për vepra penale me rrezikshmeri të theksuar shoqërore si dhe ndaj veprave penale sensitive për shoqërinë’, tha Marku./TPZ.AL