TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e thirrur në interpelanc nga Partia Demokratike për të dhënë sqarime lidhur me ekstradimin e Nezar Seitajt në Itali, i është kundërpërgjigjur opozitës me akuza direkte.
Sipas Gjonajt, motivet e interpelancës nuk kanë lidhje me ekstradimin, por janë politike.
Më tej ajo tha se nuk ka bërë asgjë më shumë sesa paraardhësit e saj, të cilët i përmendi me emra. Madje shtoi se opozita nuk ka asnjë hall tjetër, por vetëm frikën nga reforma e drejtësisë.
I akuzoi edhe për tendera që sipas saj janë kryer, por sot nuk ka asgjë konkrete.
“Ju them se Nezar Seitaj, nuk është liruar apo të ketë shkuar me pushime, por i është dorëzuar autoriteteve Italiane të drejtësisë. Sot ai ndodhet në qeli. Ju që keni drejtuar Ministrinë e Drejtësisë për 12 vjet duhet të dini se kur ndaj një personi ka një procedim penal në dy ose më shumë shtete, përparësi i jepet shtetit, ku ndodhen provat më të shumta, hetimet janë më të zhvilluara, ku ndodhet e gjithë banda. Në këtë rast prokuroria jonë ka të gjitha garancitë dhe instrumentet ligjor për të bahskëpunuar më prokurorinë Italiane. Ashtu si dhe për procedimin e famshëm të hapur këtu, porkuroria po ndjek procedurat ligjore për të marrë provat nga antimafia. Kush më mirë se prokuroria dhe gjykata e Katanias është në gjendje për të zbardhur të vërtetën. Në rast se doni të vërtetën atherë nuk duhet të thoni këtë gjë’, tha Gjonaj.
“Ju keni një motiv të mbrapsht politik. Keni frikë nga drejtësia e re. Po ju bënë çdo ditë më të dëshpëruar dhe qesharak në sytë e publikut. Ju kërkoni llogari sot pse e ekstraduam dhe unë këtë llogari sapo ia dhashë”, tha Gjonaj./TPZ.AL