TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm, akuzoi kreun e PD-së se ka folur keq për ndërkombëtarët. Basha me tone të ashpra i është drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi ai nga foltorja e Kuvendit i atribuoi atij deklaratën “bajgë” ndaj zyrtares së lartë të BE-së, Mogherini.
“Mashtrues i pacipë dhe i paaftë, kujdesen qeveritë që njerëzit që përfaqësojnë vendin në botë të mos jenë mashtrues kalibri dhe plagjatë të parroketueshëm. Ky tha se unë i paskam thënë Mogherinit bajgë, e pavërtetë, unë thashë që këto që ju i shisni shqiptarëve, duke iu referuar deklaratës së Mogherinit për integrimin, janë bajga, ja ku doli se nuk është vetingu që hap negociatat”-tha Basha.
Më tej Basha tha se e vetmja detyrë që Bushati është duke bërë është se bredh në të gjithë botën me paratë e shqiptarëve për të sharë opozitën dhe asgjë më shumë.