TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama, ka mbajtur një fjalim me shumë pathos dhe metafora, gjatë ditës së sotme në Parlament. Ai i është drejtuar opozitës, në një tentativë për të treguar se eksponentët e saj i tremben drejtësisë, ndërsa Rama po lufton me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar një shtet të drejtë.
Rama ka thënë se opozita ka halle të mëdha, veçanërisht kryeministri Berisha, duke nënkuptuar se do të hapen procese të cilat mund të prekin Berishën.
"Mbarove tani Sali! Je për t’u admiruar, por lëri djemtë tani të luftojnë! Shiko hallet e tua, se ke halle të mëdha përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot. Nuk të ndihmon dot Amerika, BE jo e jo", është shprehur Rama.
Rama ka kërkuar që opozita të votojë ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së, si e vetmja mënyrë për të nisur realisht reforma në drejtësi. Kryeministri ka sfiduar opozitën, duke thënë se nuk mund të votojë një proces i cili mund t'i çojë prapa hekurave.
"Nuk mund të votoni me duart tuaja, vazhdimin e një procesi që mund t'ju lidhë duart në fund".
/TPZ.AL/