AKTUALITET, 9 Janar 2018, 11:20

Kryeprokurorja Marku nuk ndalet, shkarkon nga detyra bashkëshortin e Rovena Gashit

Kryeprokurorja Marku nuk ndalet, shkarkon nga detyra bashkëshortin e Rovena

Një tjetër lëvizje vjen nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Mësohet se Marku sapo ka shkakruar nga detyra, Dritan Ginën, prokurorin e Elbasanit, njëherazi bashkëshorti i Rovena Gashit, kjo e fundit shkarkuar vetëm një javë më parë nga posti i drejtores për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gina është një nga emrat në listën e “zëzë” të SHBA dhe një nga të preferuarit e kryeprokurorit të larguar Adriatik Llalla.

Muaj më parë, Gina u përfshi në një skandal pasi Mjeti i prokurorisë, drejtuar prej tij, me shpejtësi të madhe hyri në parakalim, goditi një makinë, dhe plagosi punonjësin e një karburanti.

Policia e Elbasanit asokohe nuk dha asnjë detaj për ngjarjen dhe u akuzua se u kujdes të fshihte gjithçka.