AKTUALITET, 9 Janar 2018, 10:22

Mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama porosi të prerë anëtarëve: Të bëhen zgjedhje të reja

Mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama porosi të prerë

Paraditen e sotme, kryetari i PS-së, njëkohësisht dhe kryeministër i vendit, mblodhi kryesinë e partisë së tij.

Në këtë mbledhje mësohet se është diskutuar mbi vendimet e marra ditën e shtunë në Asamblenë Kombëtare. Por Rama ka dhënë një porosi të prerë.

‘Të bëhen zgjedhje të reja për kryetar të partisë, sepse ka kaluar afati’, mësohet se ka thënë Edi Rama. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin e PS-së, apo të degëve në rrethe, por duket se Rama po shkon drejt zgjedhjeve.

Gjithashtu ai ka kërkuar mobilizim të bazës.