AKTUALITET, 9 Janar 2018, 09:59

Tragjedia e 9 janarit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Tragjedia e 9 janarit, familjarët e viktimave kërkojnë

Familjarët e viktimave të tragjedisë të 9 janarit të vitit 2004 kërkojnë drejtësi. Akuzojnë personat e atëhershëm që ishin në polici, prokurorinë shqiptare që nuk e dërgoi në gjykatë si çështje penale, por edhe gjykatat që sorollatin çështjen civile.

Humbjen e jetëve të të rinjve që deshën të shkonin në Itali për një jetë më të mirë, ata e cilësojnë si një krim shtetëror dhe që nuk u zbardh me dashje për 14 vite me radhë. Ata shpresojnë që me Vettingun të zbardhet ngjarja e 9 janarit.