AKTUALITET, 16 Janar 2020, 19:46

Prej javësh pa marrëveshje/ “Nuk do të diskutojmë për kryeparlamentarin”, letra që Albin Kurti i dërgoi Isa Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot Albin Kurti i ka nisur Isa Mustafës, kreut të LDK-së.

Në këtë letër, kryetari i LVV-së, Kurti, i bën thirrje Mustafës të heqë dorë nga largimi i Glauk Konjufca nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët

Në letrën e publikuar, Kurti i i shkruan Mustafës se është për të ardhur keq që ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion, duke theksuar se e ka detyruar që të shkruaj letra.