AKTUALITET, 16 Janar 2020, 19:04

“I vrasin sapo të dalin”, Artan Hoxha tregon si po zbrazen burgjet: Në qeli janë vetëm ata që kanë frikë, s’kanë ku shkojnë

“I vrasin sapo të dalin”, Artan Hoxha tregon si po zbrazen


Gazetari Artan Hoxha është shpehur se po lirohen personazhë të fuqishëm të krimit nga burgu dhe këto lëvizje, sipas gazetarit nuk arrihen të konceptohen. I ftuar në studion e “AbcNews”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se nga qelia po dalin të gjithë ata që duan të dalin, ndërsa të tjerët nuk dalin sepse nuk duan ose kanë frikë se mos i vrasin.

“Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Siç e thashë edhe dje, nga burgu po dalin të gjithë ata që duan të dalin dhe nuk po dalin ata që s’duan. Kjo sepse, ose mund t’i vrasin nëse dalin nga burgu ose dalin dhe s’kanë ku të shkojnë. Ngjarjet janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme dhe nuk arrijnë të perceptohen dot. Nuk i përceptojmë dot ne që merremi me këtë fushë e jo më opinion publik,”– tha gazetari.

https://www.youtube.com/watch?v=mj5iSZAbblM&feature=emb_err_watch_on_yt