TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklaratat e Bashës pas takimit me Komisionerin: Basha tha para mediave se komisioneri për Zgjerim e ka prezantuar me strategjinë e tij, të cilën ai dhe opozita e bashkuar e mbështesin plotësisht, dhe se kanë gjetur dakordësi për arritjen e dy objektivave madhore, që do çonin në zgjidhjen e krizës, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe hapja e negociatave. “Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin. Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara”, tha Basha.Constructive discussions with representatives of extra parliamentary opposition in Albania today. I welcome the agreement on way forward on electoral reform. pic.twitter.com/rKAfyIslpv
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 16, 2020