TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë. Ndahet nga jeta në moshën 59 vjeç, pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri.
I lindur në Durrës në vitin 1960, Feri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.
Kush ishte Xhevdet Ferri
Xhevdet Ferri, i lindur më 26 nëntor 1960 ndërroi jetë sot në moshën 59-vjeçare pas luftës që bënte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.
Filmin e tij të parë e ka regjistruar kur ishte akoma student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.
Në vitin 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).
Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit Deputon në vitin 1980 ne “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy për rolin e Markos.
Pesë vjet me vone ne vitin 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”. Ne mishërimin qe i beri figurës se Gorit ne filmin tjeter “Dhe vjen nje dite”, me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk.
Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit.
Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.
FILMAT
Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori
Gjallë – Alive! (2009) …Zefi
Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes
Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit
Saimir – (2004) …Edmond
Dasma e Sakos – (1998) …Sako
Loin des barbares – (1994) …refugjat
Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni
Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini
Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi
Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori
Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba
Vendimi – (1984) ….Sadriu
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti
Besa e kuqe – (1982) …Pali
Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti
Sketerre 43 – (1980) …Arjani
Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko