AKTUALITET, 16 Janar 2020, 17:54

Ishte "specialist" në vjedhjen e traktorëve dhe makinave, kërkohet burg për “skifterin” shqiptar

Ishte "specialist" në vjedhjen e traktorëve dhe makinave,

Policia e Castelvetro e Modenës ditën e sotme ka vënë në pranga një shtetas me kombësi shqiptare, pas një urdhri për burgim të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Bolonjës.

Ai kishte kërkuar katër vite burg për shqiptarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Akumulimi i dënimit ka të bëjë me një seri vjedhjesh, që ka kryer shqiptari në zona të ndryshme, si:

–Correggio (RE) – vjedhja e një traktori me vlerë 40,000 euro,

–Bomporto (MO) – 1500 litra naftë, dy vetura, një motor, si dhe pajisje të ndryshme bujqësore, dy traktorë me një vlerë prej 250,000,

–Anzola Emilia (BO) – një automjet me markë BMW dhe dy traktorë

–Serramazzoni (MO) – vjedhja e pajisjeve bujqësore,

–Modena – dy traktorë bujqësorë me një vlerë 65,000 dhe 20,000 litra naftë,

Vjedhjet nga shqiptari janë bërë midis muajve Mars dhe Korrik 2016, ndërsa tani shqiptari po mbahet në burg, në Modena.