TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë luajtur bashkë në një sërë filmash shqiptar që kanë mbetur në mendjen tonë, ndaj aktorja Rajmonda Bulku shprehet e pikëlluar për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri.
Në një lidhje telefonike për “News 24”, aktroja thotë se e dinte prej kohësh që kolegu i saj ishte sëmurë, por shprehet se shpresonte deri në momentin e fundit.
Ajo thotë se është e dhimbshme ndarja para kohe nga jeta e kolegëve, ndërsa shprehet se “u bënë pak si tepër”.
“Jemi të shokuar nga lajmi. Jo se nuk prisnim të them të drejtën, por lajmi i fundit ka qenë i tmerrshëm. Do të doja që të mos flisja asnjëherë për këtë. Më vjen shumë keq, nuk e di pse mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai u bë gjysh dhe i thosha së shoqes se forca e dashurisë për këtë qenie të vockël që do të vijë në shtëpi, mund ta ndryshojë. Jetoi shumë pak si gjysh i lumtur. Mendoja se do të kalonte gjithçka, shpreson njeriu deri në momentin e fundit. Është një jetë e gjatë që kemi punuar dhe kemi qenë miq të mirë me të. Jemi pak të lodhur nga këto vdekjet e kolegëve tanë, miqve tanë, u bënë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme. Xhevdeti ishte një student i shkëlqyer, shumë i ditur, një familjar me gati gati nga ato dashuritë e frikshme. Më vjen keq që tani u iku shoku i tyre, babi, bashkëshorti. Ne ishim në skenë dhe ngelëm, ngrimë, regjisorja filloi të bërtiste duke thënë “çfarë”, i ndërpremë provat”, tha aktorja.