AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 12:25

“Prej dhjetë ditësh asnjë gjurmë nga im bir”, nëna denoncon zhdukjen e 21-vjeçarit. Histori hakmarrjesh mes dy familjeve

“Prej dhjetë ditësh asnjë gjurmë nga im bir”,


Prej dhjetë ditësh familja nuk ka asnjë gjurmë nga djali 21 vjeçar.

Denoncimi për zhdukjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli është bërë nga nëna e tij, e cila ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ka më asnjë kontakt me të birin.

‘News 24’ informon se 21 vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga policia për kanosje, pasi kishte tentuar të vrīste shtetasin Mariglen Hoti. Familja ku i riu bën pjesë ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel.

"Klevis Lleshit i është vrārë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrārë xhaxhai para shtëpisë.

Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë. Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli"- bën me dije ‘News 24’.

Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrāsja dhe djegia në makinë në Britani e shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012.

Për vrāsjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.