TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak pasi i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator, ka reaguar Hashim Thaçi.
Me një postim në Twitter, Presidenti i Kosovës, thotë se e mirëpret takimin e paralajmëruar.
“Unë e mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat midis Kosovës dhe Serbisë.
Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Thaçi.
Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.