TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të moshuar në Kakavijë, në pritje për të kaluar kufirin janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Në Kakavijë situata është kaotike për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar prej ditësh.
Qytetarët shqiptarë janë në pritje për të kaluar në Greqi. Mësohet se nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë.
Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre.
Ndërkohë aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar.