AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 10:07

Fshihej në Linzë, arrestohet organizatori rrezikshëm i sulmit në Tushemisht

Fshihej në Linzë, arrestohet organizatori rrezikshëm i sulmit


Policia e Shtetit ka njoftuar para pak minutash se ka shkuar në shtatë numri i të arrestuarve për të shtënat dhe terrorin në një hotel në Pogradec.

Kreu i Policisë së Korçës, Ferdinand Mara tha para mediave se arrestoi të shtatin, organizatorin e sulmit, një person me rrezikshmëri të lartë lidhur me ngjarjen në Tushemisht, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë ndaj hotelit dhe makinave të pushuesve, në kuadrin e operacionit “Driloni”.

“Në fazën e parë u arrestuan pesë persona dhe u shpallën në kërkim ë tjerë. Sot u përfundua edhe faza e tyre me arrestimin e tre të kërkuarve.

U gjet baza ku fshihej organizatori dhe personat e tjerë, falë përdorimit të dronit. Të arrestuarit janë:

Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, persona me precedent të rëndë kriminālë. Ai, në bashkëpunim me Ilir Berberin (i arrestuar më herët), janë organizatorë dhe kanë tentuar të vrāsin djalin e pronarit të hotelit;

Anterio Kaloshi, banues në Lushnje, person me precedentë të rënë penale, në rolin e ēkzekutorit;

Ervin Kalaja, 40 vjeç, si mbështetës.

Ata u kapën në zonën e Linzës në Tiranë, në garazhin e Ervin Kalasë. Atyre iu gjetën ārmë, municione dhe dokumente të falsifikuara si dhe një sasi parash,”-njofton policia.