AKTUALITET, 14 Gusht 2020, 09:53

Tre ditë në Kakavijë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një qytetareje që pret të shkojë në Greqi

Tre ditë në Kakavijë, përkeqësohet gjendja


Një qytetare, e cila prej tre ditësh pret radhën në Kakavijë, ka pësuar komplikacione shëndetësore.

Mësohet se gruaja prej mbrëmjes së djeshme ka shfaqur probleme shëndetësore, por sot gjendja e saj është përkeqësuar më shumë.

Nuk dihet ende problemi që ajo ka, por mësohet se një ambulancë ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Qytetarja është një ndër mijëra qytetarë të tjerë, të cilët prej tre ditësh presin në Kakavijë për të kaluar në Greqi, por për shkak se pala helene punon me staf të reduktuar dhe kryen tamponin në kufi është krijuar një radhë e madhe.

Sot mësohet se vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare.