AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 17:10

Pranga shqiptarit në Itali, fshihte 84 kg marijuanë në shtëpi (VIDEO)

Pranga shqiptarit në Itali, fshihte 84 kg marijuanë në

Në Katania, Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar që në banesën e tij në Tremestieri Etneo kishte 84 kilogramë marijuanë.

Kontrolli i apartamentit të 35-vjeçarit shqiptar M.R. solli zbulimin brenda dollapit në dhomën e gjumit të sasisë së konsiderueshme të marijuanës.

Në banesë ishin të gjitha mjetet e nevojshme për konfeksionimin e marijuanës.

Droga e sekuestruar ka një vlerë tregu rreth 600 mijë euro. Shqiptari tashmë është në gjendje arresti në burgun e Piazza Lanzas.