Në fund të emisionit “Dritare” të Rudina Xhungës, Edi Rama u kërkoji ndjesë tre gazetarëve të grupit “Panorama” Andi Tela, Robert Rakipllari dhe Erli Murati për tonet e përdorura dhe ndonjë fyerje personale. Por kjo kërkesë fajleje pas dy orësh emission nuk mund ta zbehë gjuhën e përdorur arrogancën e eksagjeruar dhe fjalorin banal të përdorur nga kryeministri Rama.
Sa herë që nuk kishte përgjigje për problemet që i ngriheshin, ai përdorte stilin agresiv gjatë debatit. Më shumë se dy herë Rudina Xhunës iu drejtua me fjalët: “Ti ke kohë që nuk je më gazetare”, “A je ti në metro”?
Pas replikave me Erli Muratin i cili ia ktheu shumë mirë batutën kur Rama i akuzoi se ishin nën efektet e hashashit (Unë nuk jam akuzuar ndonjëherë për përdorim narkotikësh) Rama e banalizonte bisedën duke thirrur “Ju jeni qesharakë”. Emblematike do të mbeten çirrjet e kryeministrit…shpifje…shpifje……shpifje….shpifje taktikë që e përdori disa herë për të shuar debatin dhe për të promovuar fushatën e rreme kundër shpifjes.
Për më tepër shikoni kolazhin që ka përgatitur Lapsi.al me shpërthimet e kryeministrit…/Lapsi.al