AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 16:25

Mandzukic ndërpret bisedimet për zgjatjen e kontratës me Juventusin?

Mandzukic ndërpret bisedimet për zgjatjen e kontratës me

Juventusi vendosi t’i ofrojë një kontratë të re Mario Mandzukicit, por sulmuesi kroat ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të qëndrojë në Torino.

E përditshmja sportive italiane, ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se 32-vjeçari nuk e di nëse do të luajë në sezonin e ardhshëm te Juventusi. Ai thuhet se për momentin ka ndërprerë bisedimet rreth zgjatjes së kontratës edhe për vitet e ardhshme me kampionët e Serie A.

Theksojmë se për 21 milionë euro, shtatgjati ishte transferua në korrik të vitit 2015 nga Atletiko Madridi për të kaluar te bardhezinjtë.

Ndryshe, lojtari ka marrë edhe oferta të majme prej skuadrave elitare të Kinës dhe Japonisë.