TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lumi Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit është ndotur sërish nga mbetjet hidrokarbure.
Siç tregojnë këto pamje të marra nga Ora News këtë të mërkurë, uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa mban erë të rëndë. Burimi i ndotjes nuk është identifikuar, por në raste të ngjashme në të shkuarën shkak për ndotjen janë bërë shkarkimet nga uzina e përpunimit të naftës.
Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga Inspektoriati i Mjedisit apo Drejtoria Rajonale e Mjedisit. Pak kohë më parë Bashkia e Fierit lajmëroi zbatimin e një projekti për filtrimin e ujit të lumit, paralelisht me rehabilitimin e tij. Por rasti më i fundit tregon se niveli i ndotjes është shumë më i lartë nga sa mund të përballojnë filtrat.