TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kërkesës së ministrit të Jashtëm për dorëheqje, Nikos Kotzias kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar. Kotzias kishte mosmarrëveshje me kolegun e tij Panos Kammenos.
Debatet mes tyre kanë nisur për shkak të marrëveshjes ende të papërfunduar me Maqedoninë. Sipas Kathimerinit Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve të ministrisë së jashtme dhe se ai ishte një njeri i financuesit miliarder amerikan George Sorros.
Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Kotzias dhe ka marrë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm deri në mbylljen e marrëveshjes së Prespës në të cilin përfshihet çështja e emrit me Maqedoninë.
Pas këtyre akuzave Kotzias dhënë dorëheqjen. TPZ.AL