AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 16:20

Maqedonia një hap më pranë NATO-s, nesër fillojnë bisedimet

Maqedonia një hap më pranë NATO-s, nesër fillojnë

Maqedonia do të fillojë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në aleancën euroatlantike NATO, ndonëse nuk është vendosur ende çështja e emrit me Greqinë.

Mësohet se bisedimet do të fillojnë më 18 tetor, ndërsa ky hap vjen edhe pse referendumi i 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë – kusht i vënë nga Greqia për të mos e bllokuar rrugën e Shkupit drejt aleancës – nuk e ka kaluar pragun prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Kujtojmë se ndonëse më pak se 50%, sërish mbi 90% e atyre që kanë dalë në referendum, kanë votuar për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut, marrëveshje kjo e arritur me Greqisë dhe Maqedonisë në Prespë në muajin qershor.

Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit, shkruan rel, ndërkohë pas kësaj protokolli duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit.