AKTUALITET, 9 Janar 2018, 21:32

Lista e më të pasurve në planet, ja kush e merr kryesimin për 2018-ën

Revista amerikane “Forbes” si çdo vit ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në planet.

Për këtë vit, për herë të pas shumë vitesh kemi një rokadë me kryesuesin e kësaj renditje. Për vitin 2018-të njeriu më i pasur në planet është themeluesi i Amazon Jeff Bezos me një pasuri totale që i kalon 101.1 bilion dollarë.

I dytë në këtë listë është i zakonshmi Bill Gates, që pas shumë vitesh nuk e sheh veten në vendin e parë të njerëzve më të pasur të botës.

Podiumin e mbyll manjati i investimeve Warren Buffett me një pasuri prej 87.2 bilion dollarë.

Ndërsa themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg renditet në vendin e 4-ët me një pasuri që përllogaritet mbi 77 bilion dollarë.

Më poshtë lista e plotë e 10 njerëzve më të pasur të planetit sipas revistes Forbes: