TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy burra me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e posedimin të paligjshëm të armëve.
hqiptarët e arrestuar janë një 27 vjeçar banues në Saluzzo (CN) dhe një 33 vjeç banues në Savigliano.
Ata u kapën pasditen e 21 gushtit nga një patrullë policie, e cila kontrolloi makinën ku udhëtonin dy shqiptarët nën shoqërinë e një gruaje, gjithashtu jo italiane.
Duke vërejtur një sjellje veçanërisht nervoze nga ana e të dyve, policia vendosi të thellojë kontrollin.
Punëtorët gjetën një çantë shpine të vendosur në pjesën e pasme të kabinës, brenda së cilës u gjet një armë gjysmë-automatike dhe dy pistoleta gjysmë-automatike dhe 174 fishekë.
Dy shqiptarët nuk kanë qenë në gjendje të japin shpjegime për posedimin e armëve.
Me urdhër të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Cuneo, të dy të arrestuarit u dërguan në burgun e Cuneo. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për të konstatuar origjinën e armëve dhe municioneve të gjetura, si dhe përdorimin e mundshëm në veprimet e mëparshme kriminale