TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marinari shqiptar, Ndue Nikolli, i cili u gjet i pajetë paraditen e sotme në anijen shqiptare në Greqi, ka pësuarf infarkt. Ekspertiza mjeko-ligjore, sipas mediave greke, ka bërë me dije se shkak për vdekjen e shqiptarit, 63 vjeç, është bërë sulmi në zemër.
Nikolli kishte pesë ditë në anije, dhe vetëm sot është gjetur i pajetë nga agjenti i anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”. Shqiptari kishte rënë në tokë pa ndjenja në dhomën e motorëve ta mjetit lundrues.
Më pas ai ka infomuar Autoritetin Qendror Portual të Amaliapolis. Nikolli është transportuar më pas në spital me anë të një ambulance, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej më asgjë për të.