AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 16:11

Pesë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 259 numri i viktimave

Pesë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 259 numri


Vazhdon të jetë i lartë numri i të vdekurve dhe të infektuarve të rinj nga koronavirusi Covid 19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera.

Gjithashtu sot ka një tjetër numër të lartë të infektuarish të rinj.

Bëhet fjalë për 154 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Pjesë nga Deklarata:

Nga totali i testimeve, 154 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça,  një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)

Testime totale 57874

Raste pozitive 8759

Raste të shëruara 4530

Raste Aktive 3970

Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)