TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana do të arrinte më shumë sesa një rezultat historik në rast se ia del përballë Crvena Zvezdës. E duke qenë se bëhet fjalë për tur me tek ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Bardheblutë kaluan Dinamon e Tbilisit dhe tanimë, një tjetër emër i madh do të jetë përballë. Serioziteti i bardhebluve dhe me pak fat, mund të çojë edhe në kualifikimin në turin tjetër.
Tirana në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve në rast kualifikimi do të marrë koeficientin e Crvena Zvedës, që është në vazon e ekipeve favorite. Bardheblutë përballen vetëm me ekipe kampione në rast kualifikimi. Rival i Tiranës nëse ia del ndaj Crvena Zvezdës, do të jetë një prej fituesve të çifteve të mëposhtme:
Karabak / Sherif Tiraspol
Suduva / Makabi Tel Aviv
Çelje / Molde
Dinamo Brest / Sarajevo