TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedonine e Veriut raportoi sot se gjatë 24 oreve te fundit kane nderruar jete pese paciente dhe jane testuar pozitive 127 persona.
Më shumë raste të reja ka në: Shkup-38, Kumanovë-23, Dibër-1, Stip-3, Prilep-15, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-5, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-12, Strumicë- 1, Probishtip-3, Pehçevë-2, Berovë-3, Vinicë-1, Delçevë-3, Shën Nikollë-3, Negotinë-1.
Viktimat janë një paciente nga Kriva Pallanka në moshën 69 vjeçare, dy pacientë nga Gostivari të moshës 77 dhe 63 vjeçe, një pacient nga Negotina i moshës 69 vjeçare si dhe një pacientë 70 vjeçar nga Shkupi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 573, ndersa ai i te infektuarve që nga fillimi i pandemisë, në Maqedonine e Veriut llogaritet 13,799 persona.
Prej tyre, 10,210 pacientë janë shëruar, ndersa numri i rasteve aktive është 3.016.