TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Silenciatori”, ku në pranga kanë rënë tre persona.
Sekuestrimi i tyre është bërë në mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin B. M., të cilët ishin nisur për të shitur armën me silenciator dhe jelekun antiplumb si të policisë kundrejt vlerës 3000 euro.
Policia bën me dije se njëri prej të arrestuarve, pra E. K., 32 vjeç është një emër i njohur për policinë pasi është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, të tre banues në Durrës.
Njoftimi i plote:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Silenciatori”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës.
Sekuestrohen armë zjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë.
Vihen në pranga 3 shtetas, 1 prej tyre i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe kontrolleve të shtuara kohët e fundit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Silenciatori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, të tre banues në Durrës.
Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. M., në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë.
Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t’i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit V. Z., u gjetën 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave që do të blinin sendet e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Armëmbatja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.