TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti Arbër Lleshi debatoi me deputeten Sara Mila në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për financimin e koncertit të reperit Kaney West.
Ndërsa Lleshi tha se dhënia e 4.2 milionë eurove për një këngëtar fashist është një rast unik për Shqipërinë, Mila tha se në protestën e qytetarëve ka simbole edhe më të rënda.
Debati
Lleshi: Neni 101 i Kushtetutës ku bazohet ky vendim për 4.2 milionë eurosh, thotë se Këshillli i Ministrave në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij nxjerr akte normative.
Mila: Emergjencë.
Lleshi: Do të diskutojmë fjalën urgjencë dhe emergjencë?
Mila: Sigurisht, se nuk është fond emergjence.
Lleshi: Të lutem, ndalu se po bëhesh e pakëndëshme.
Mila: Mos e ki merak do të të ndërpres sa të më dojë qejfi.
Lleshi: 4.2 milionë euro për një këngëtar fashist është një rast unik, që ndodh në Shqipëri vetëm me Edi Ramën kryeministër.
Mila: Po ata në protestë me ato simbolet i keni parë? Apo vetëm Kanye? Kanye nuk është as shqiptar.
Lleshi: Zoti Rakipi, zonja që keni ftuar në emision, as nuk i përfaqëson bëmat e qeverisë që i bën këto sepse është sjellë si figurë për të shpëlarë imazhin e vjetëruar të qeverisë. Zonjë ju, është për të ardhur keq që një zonjë e brezit tonë të një qeverie të 13 viteve korrupsion...
Mila: Sipas teje.
Lleshi: Po, sipas meje.
Mila: Po thuaj që është mendimi ynë personal, se nuk ke fakte. Thuaj kam një mendim dhe shprehe.
Lleshi: Mos më ndërprit.
Mila: Po të ndërpres sa të më dojë kokrra e qejfit. Po 13 vite nuk mund të thuash ti korrupsion. Ti po ke fakte thuaj, ja 13 vite korrupsion.
Lleshi: Nuk jemi në mbledhjen e partisë-shtet këtu.
Mila: Se te ato mbledhjet nuk flas unë, thoni ju, kështu që flasim këtu.
Lleshi: Ta shkruajnë përpara dhe e lexopn me zë të lartë.
Mila: Ja se po pres të ma shkruajnë që ta jap përgjigjen ty.
Lleshi: Zonja nuk e përfaqëson qeverinë, dhe ata që përfaqësojnë qeverinë nuk kanë guximin të vijnë në këtë studio. Sepse nuk vijnë që të mbrohen.