AKTUALITET, 17 Shtator 2018, 11:30

Degradon debati, e quajtën zevzek, Gjika-Idrizit dhe Lelit: Dy meshkuj që përqafohen “hot”, (se burra nuk i quaj dot)

Degradon debati, e quajtën zevzek, Gjika-Idrizit dhe Lelit: Dy meshkuj

Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika ka reaguar pas ngacmimeve në “Facebook” nga presidenti i klubit Vllaznia, Sinan Idrizi.

“Tani është ‘keq me burrë, keq pa burrë’. Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por është gjithmonë.

Por ka një gjë qytetare të llojit të veçantë që ndryshe nga ai zevzeku i ‘Facebook’-ut që bezdis në çdo kohë dhe në çdo vend, Leli i qëndron pranë Flamurtarit, gjithmonë si një regjisor i mirë dhe ka informacion të saktë në çdo kohë, pa fyer qytetin, pa e bezdisur dhe pa e shkatërruar”, ishte komenti i Idrizit për Dritan Lelin, kryetarin e Bashkisë Vlorë, por njëkohësisht edhe një “thumb” për ish-kryetarin Gjika.

Ndërsa Shpëtim Gjika përgjigjet nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku shkruan disa metafora.

Faleminderit, që pas kaq vitesh, në këtë moshë, më mundësove të shoh live dy meshkuj, (burra nuk u them dot), të “mikloheshin”, “të komplimentoheshin”, të “përkëdheleshin”, e pothuajse të ledhatoheshin me njëri-tjetrin, për ta mbyllur me një hot “përqafim”.

Dhe në momentin që ata “dy meshkuj” (se burra nuk i quaj dot) e vendosën se, “armiku” i dashurisë së tyre, paskam qenë unë me “zevzellëkun” tim në fb, kaluan në orgazëm.

Më pas, njëri nga “meshkut” fluturoi” në ajër, ndërsa “mashkulli” tjetër “zbriti” me këmbë në tokë”, përgjigjet ish-kryetari i bashkisë Gjika. TPZ.AL