TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oficeri i policisë qëllon plot 14 herë ndaj një shoferi brenda në makinë, pamjet janë publikuar nga Departamenti i Policisë së Little Rock në Arkansas, si hapi i parë i një hetimi që ka nisur mbi incidentin e rëndë.
[playlist type="video" ids="220548"]
Oficeri Charles Starks ndaloi një mjet që dyshonte se ishte i vjedhur më 22 shkurt. Sipas një raporti të policisë, shoferi Bradley Blackshire nuk iu bind udhëzimeve të oficerit dhe e shtyu automjetin e tij përpara duke goditur Stark.
Në fillim të filmimit, Stark dhe automjeti nuk janë të dukshëm, por zyrtari mund të dëgjohet teksa urdhëruar Blackshire të dalë nga makina.
Më pas i dyshuari shfaqet dhe ecën duke e goditur me makinë oficerin.
Menjëherë polici qëllojë me armë para se t’i vinin në ndihmë kolegët i tij. Starks është liruar nga detyra, aktualisht po zhvillohen hetime nga FBI-ja.