LIFESTYLE, 7 Mars 2019, 09:19

Rita Ora publikon këngën “Only Want You”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar.

Aktualisht, Rita ndodhet në Australi ku është duke realizuar turneun e saj të koncerteve, në kuadër të promovimit të albumit të saj të dytë, “Phoenix”, të cilin artistja shqiptare e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

Njëra ndër këngët më të suksesshme është “Only Want You”, i cili ka marrë me mijëra klikime.

Në këtë klip, këngëtarja bashkëpunon me reperin 6LACK.

Klipi “Only Want You” është realizuar nga London Alley Entertainment.

Si në çdo projekt tjetër, këngëtarja shqiptare edhe këtë herë i mahnit të gjithë me paraqitjen e saj në këtë klip, dhe një performancë interesante.