LIFESTYLE, 7 Mars 2019, 13:12

Rozana Radi: Nuk do të falja për hir të dashurisë/ FOTO

Këngëtarja dhe tekst shkruesja, Rozana Radi, mund të mos jetë shumë aktive në skenë, por gjithsesi ajo është aktive në Instagram. Bukuroshja vazhdimisht komunikon me adhuruesit e saj në rrjetet sociale.
Një ndjekës i saj e ka pyetur nëse do të falte në dashuri, kurse Rozana kishte një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Të falja për hir të dashurisë? Jo, nuk do falja”, u shpreh Rozana. Këngëtarja ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. Projekti i fundit i saj mbetet “Kur përfundon një dashuri si e jona” me të cilën këngë u paraqit në festivalin “Kënga Magjike 2018”. Ajo më parë ka qenë në lidhje edhe me MC Kreshën.