LIFESTYLE, 6 Mars 2019, 11:57

‘O lëpirës të Ramës, na fëlliqët’, Olti Curri thumbon komentuesit

Blogeri shqiptar Olti Curri këtë herë është kapur me komentuesit që kanë shkruar në favor të kryeministrit Edi Rama lidhur me daljen e tij në emisionin italian “Porta a porta”.

Olti njihet për thumbimet të cilat nuk i kursen në çfarëdolloj rasti. Syrit të tij nuk i ka shpëtuar dhe komenti i një personi që ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook të emisionit italian se sot në Shqipëri vendet e punës fitohen me meritë.

“Sot, Shqipëria është vendi në të cilin vendet e punës fitohen me meritë, konkurencë dhe kapacitet! Ne duam zhvillim, jo keqdashësi dhe kaos! Basha është një burrë i dhunshëm!”-shkruan komentuesi në postim.

Mirëpo po të njëjtin koment, e shikojmë edhe dy rreshta më poshtë në një emër tjetër. Kjo e ka revoltuar blogerin dhe nuk ka nguruar të shkruajë për këtë.

Olti i ka postuar këto mesazhe dhe mbi foto shkruan: “Po ndërroni tekstin e komenteve o lëpirës ndaj Ramës, se na fulliqët te Brunildo Vespa…”

Postimi i Olti Currit në Instagram.

Ndërkohë ai hedh dhe aludimet duke bërë një sondazh, nëse moderator i njohur italian Bruno Vespa, të ketë marrë ryshfet për daljen e kryeministrit Edi Rama në emision.

Postimi i Olti Currit në Instagram.