TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita ndërkombëtare e grave “8 Marsi” nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Google, i cila si çdo vit uron femrat në të gjithë botën duke ndryshuar imazhin e saj.
Duke shkruar ‘Grua’ në gjuhë të ndryshme të botës, motori i kërkimit nderon femrat në të gjithë botën në ditën e 8 marsit. Shoqëruar me citate dhe shprehje për femrat në gjuhë të ndryshme Google feston sot bashkë me femrat.
8 Marsi në vende të ndryshme organizohet në forma të ndryshme. Në disa vende dita e sotme organizohet me protesta paqësore e në të tjera si festë ku gratë festojnë ditën e tyre.
Megjithatë qëllimi është i njëjtë, të gjitha gratë duan të jenë më të respektuara, më të përfaqësuara në shoqëri dhe jo të dhunuara.
