LIFESTYLE, 7 Mars 2019, 08:30

Parashikimi i motit 7 Mars 2019

Parashikimi i motit 7 Mars 2019

Orët e para të ditës do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta.

Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23 °C mesdita.

Era do të fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.