AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 16:42

Polici ngacmoi seksualisht minorenen, reagon Basha: U largua nga dekriminalizimi, PS-ja e riktheu në detyrë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj videos së policit të Malësisë së Madhe, i cili sipas Newsbomb.al, ngacmonte seksualisht një 15 vjeçare.

Basha gjatë takimit me banorët e Lushnjës, tha se polici ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit, por ai u rikthye në detyrë nga Partia Socialiste.

“E patë atë që ndodhi sot më policin e Malësisë së Madhe? Ai person është larguar nga dekriminalizimi dhe PS e ka rikthyer në detyrë.

Ai që duhet të mbronte fëmijët e shqiptarëve, ka dal në video duke abuzuar me një minorene. Kjo është e turpshme”, tha Basha.