AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 09:42

Donald Trump poston foton e qenit që ndihmoi në vrasjen e al-Baghdadit: I mrekullueshëm!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka postuar në rrjetet sociale, fotografinë e qenit i cili ndihmoi në gjetjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky i fundit, u fut në një tunel, ndërsa qentë e ndiqnin. Në momentin kur mbërriti në një zonë pa rrugëdalje, al-Baghdadi shpërtheu jelekun me eksploziv, duke u vetëvrarë sëbashku me tre fëmijë.

"Kemi deklasifikuar një fotografi të qenit të mrekullueshëm (emrin nuk e kemi deklasifikuar) që ka bërë një PUNË TË JASHTËZAKONSHME në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi!", shkruan Trump.

/TPZ.al/