TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Lushnje-Fier.
Si pasojë e aksidentit sot ka humbur jetën edhe një nga tre të plagosurit, duke çuar në dy numrin e viktimave pasi dje në mbrëmje humbi jetën Jorges Shabani, 21 vjeç.
Bëhet e ditur se viktima e dytë quhet, Alteo Shabani, 22 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra. Shabani ka humbur jetën rrugës në spitalin e traumës në Tiranë.
Ndërsa shoku i tyre, Alban Doksan 16 vjeç, është në gjendje të rëndë për jetën.
Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë parë rreth rrotullimin.
