TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident është shënuar sot në mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Starovë. Nga raportimet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja e fortë janë krijuar dëme të shumta materiale në të dyja mjetet. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Sipas burimeve njëri prej drejtuesve të mjetit ka qenë i dehur dhe është larguar në këmbë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.