AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 21:52

Shpërthen Bushati: Rama po përgatit masakër elektorale, Lul Basha idiot i dobishëm, bën sikur nuk kupton!

Shpërthen Bushati: Rama po përgatit masakër elektorale, Lul Basha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në "Open", ka folur për ndryshimet e njënashme të Kodit Zgjedhor nga Edi Rama.

Bushati tha se pas këtij veprimi, Rama po përgatit një masakër elektorale për zgjedhjet e ardhshme dhe se Lulzim Basha sillet si "një idiot i dobishëm" dhe "bën sikur nuk kupton çfarë po ndodh".

"Tani përgatitet një masakër elektorale. Ndryshime e njëanshme prodhojnë masakër. Një herë e ka bërë Berisha para zgjedhjeve të 96', dhe përfundoi në masakër. E kanë bërë edhe socialistët në 2000, sërish masakër. Kur një palë hyn në procesin e shkrimit të njëanshëm të rregullave, duhet të jesh idiot ose i blerë, të mos kuptosh fundin e kësaj loje.

Kur njëri shkruan rregullat, pregatit masakrën. Nga njëra anë kemi Edi Ramën, që është i vendosur për masakër elektorale, dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm të sistemit dhe bën sikur nuk e kupton masakrën.

Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, kjo nuk do të përbëjë problem as për BE-në as për shqitparët, problem është që kjo rrugë që ka nisur është rruga e masakrës, jo e ndryshimit të sistemit", tha Bushati.

Ditën e sotme Edi Rama dhe disa deputetë të së ashtuquajturës "opozitë e re", votuan në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke shkelur konsensusin mes palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/TPZ.al/